Lajmet e fundit
Gjyqtarët e Gjykatës Supreme kanë kërkuar nga inistria e Administratës Publike dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të ndërmarrin veprime për gjendjen e krijuar në Pallatin e Drejtësisë.

Gjyqtarët e Gjykatës Supreme në mbështetje të kryetarit të saj, Fejzullah Hasanit kanë kërkuar nga Ministria e Administratës Publike, Këshilli Gjyqësor i Kosovës që urgjentisht të ndërmarrin veprime përkitazi me gjendjen e rëndë në Pallatin e Drejtësisë, e krijuar si pasojë e mungesës së kushteve elementare për jetë.
“Si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të ajrimit, (gjë që është dëshmuar edhe me raportin e Inspektoratit Sanitar të Kosovës), gjyqtarët e Gjykatës Supreme gjatë qëndrimit ditor në zyrë ndjejnë marramendje, dhimbje koke, molisje dhe simptoma të tjera të ngjashme, të cilat nuk u janë manifestuar më parë”, thuhet në një kumtesë për media të kësaj Gjykate.
Ata poashtu kërkuan ndërmarrjen e hapave urgjent për sanimin e kësaj gjendjeje e cila sipas tyre po rrezikon shëndetin e gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës.
Në anën tjetër, nga raporti i Inspektoratit Sanitar të Kosovës i datës 23 prill del se ky objekt nuk e ka pasur as pëlqimin sanitar për lokacionin ku është ndërtuar.
Raporti në fjalë, ka konstatuar poashtuse sistemi i ajrosjes nuk funksionon në të gjitha hapësirat e objektit.