Lajmet e fundit

Gjykata Supreme ka vendosur sot lidhur me dy nga katër ankesat e subjekteve politike, përkatësisht lidhur me ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prizren dhe ankesën e të njëjtit subjekt politik, dega në Klinë, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Prizren, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, njofton Klan Kosova.
Po ashtu, ky Kolegj e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Klinë.