Lajmet e fundit

Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim grupin e Dobrosinit duke vlerësuar se ka pasur shumë shkelje gjatë këtij procesi gjyqësor, raporton rajonipress.
Avokati mbrojtës Shemsedin Pira ka konfirmuar për rajonipress se Gjykata Supreme tashmë ka kthyer në rigjykim rastin dhe se gjithçka duhet të fillojë nga e para. Piraj thotë se të gjitha ankesat e tyre drejtuar gjykatave më të larta gjyqësore janë vërtetuar.”Ne realisht e kemi pritur këtë vendim sepse në të gjitha procedurat ka pasur shkelje të dispozitave ligjore” tha Piraj.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës gjykimit i grupit të Dobrosinit ishte përcjellur me shumë parregullsi dhe për shkak të lëtyre lëshimeve procesi duhet të kthehet në rigjykim.
Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë edhe një vendim përkitazi me ndërprerjen e dënimit ndaj të pandehurve ku thuhet:” Duke marrë parasysh se aktgjykimet e lëshuar në Gjykatën e shkallës së parë dhe në gjykatën e shkallës së dytë janë anuluar, kolegji konsideron se vuajtja e dënimit e të pandehurve duhet të ndërpritet menjëherë. Megjithatë të pandehurit duhet të qëndrojnë në paraburgim derisa Gjykata Themelore e Gjilanit të marrë një vendim mbi masën e sigurimit të pranisë së tyre. Mbetet në diskrecionin e Gjykatës Themelore të Gjilanit të bëjë vlerësimin se cila masë e sigurisë e përcaktuar me Kodin e Procedurës mjafton për të siguruar praninë e të pandehurve në procedurë. Megjithatë, Gjykata Themelore duhet ta marrë vendimin sa më parë” thuhet në aktgjykim.
Ndryshe trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it Arkadiusz Sedek, kishte shpallur aktgjykimin ndaj grupit të Dobrosinit të njohur si “Lëvizja e lirisë”. Trupi gjykues kishte shqiptuar hiq më pak se 56 vite e 44 muaj burgim.
Gjykata Themelore në Gjilan kishte dënuar dhe shpallur fajtor të akuzuarit: Valon Jashari, Skender Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani.
Kryetari i trupit gjykues Arkadiusz Sedet duke shpallur aktgjykimin pati thënë se Valon Jashari është fajtor dhe dënohet për veprat penale të terrorizmit, dhe organizimi i grupeve terroriste. Për të dy veprat Valon Jashari është dënuar me 6 vite burgim dhe 7 vite tjera duke marrë një dënim unik prej 9 viteve.
I akuzuari i dytë Skënder Jashari ka marrë një dënim për dy veprat të ngjashme 6 vite dhe 4 vite, me një dënim unik prej 8 viteve.
I akuzuari i tretë Gazmend Lakna ka marrë një dënim gjithashtu për dy vepra 5 vite dhe 2 vite, me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj burgim.
I akuzuari i katërtë Gazmend Xhemshiri është dënuar me 6 vite dhe 2 vite tjera, me një dënim prej 6 vite e gjashtë muaj burgim.
I akuzuari i pestë Qendrim Rexhaj është dënuar me 5 vite dhe dy vite tjera me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.
I akuzuari i gjashtë Muhamet Aliu është dënuar me 5 vite dhe 2 vite tjera, me një dehnim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.
I akuzuari i shtatë Skender Selmani ka marr 5 vite dhe 2 vite tjera me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.
I akuzuari i tetë Enver Musolli është dënuar me 6 vite deh 2 vite tjera, me një dënim unik prej 6 muajve e gjashtë muaj.
I akuzuari i nëntë Abdullah Zogaj është dënuar me 5 vite dhe 2 vite tjera, me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj dhe Jeton Shabani është dënuar për armëmbajtje dhe ka marrë 2 vite dhe 1 vit shtesë me një dënim unik prej 2 vite e dy muaj.
Gjykatësi Sedet pati thënë se akuzat për armët nuk janë pranuar pasi vetë prokuroria ka hequr dorë.
Ndryshe aktakuza e EULEX-it e ngritur ndaj Valon Jasharit, Skender Jasharit,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani i ngarkonte këta nëntë persona për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste, pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve.
Grupi “Lëvizja e lirisë” dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet në punktin në Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.
Aktakuza saktësonte se tek ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi.
Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Bujanocit është gjuajtur me armë zjarri dhe dy sulme tjera më 28 qershor dhe 7 tetor 2012, raporton Rajonipress.
Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhej në aktakuzë