Lajmet e fundit

Një prezervativ i cili mbron nga sëmundja HIV por që edhe ofron kënaqësi më të madhe sesa prezervativët e zakonshëm do të jetë së shpejti në dispozicion, njoftojnë shkencëtarët.
Ata të Universitetit Shëndetësor të Teksas se kjo shpikje lufton AIDS-in, pasi do të jetë e veshur me një hidrogel, që e vret virusin edhe nëse ai dëmtohet.
Prezervativi po ashtu përmban edhe antioksidant që përdoren edhe për të rritur kënaqësinë seksuale.
Por edhe nëse virusi HIV futet në këta prezervativë atëherë ai do të bllokohet aty dhe do të parandalohet futja e tij në trup.
Ky produkt është ende në fazën testuese, ndërsa kur do të dalë në treg do të kushtojë vetëm një funtë, njofton Klan Kosova.