Konferencën e përmbyllën me dhuratë.
Fanellën e kampionit aktual në basketbollin kosovar, Golden Eagle Ylli, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës Arben Fetahu ia dhuroi Drejtorit të Programit të Artmotion Alaudin Hamitit.
Këta të dy prezantuan marrëveshjen e re të dy institucioneve. Kështu misioni i përbashkët i Artmotion me Federatën për ngritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë do të vazhdojë edhe më tutje.
Fetahu zbuloi edhe një risi për sezonin e ri të Artmotion Superligës së Kosovës në basketboll.
Platforma Artmotion, krahas nivelit më të lartë të garës së basketbollit kosovar, transmeton edhe ndeshje nga Liga e Parë dhe ajo e konkurrencës së femrave.
https://www.youtube.com/watch?v=cSxVUDj0KCQ
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.