Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante.
Në njërën prej sfidave, FC Ballkani, kampionët aktualë të Kosovës, do të përballen me skuadrën e Malishevës. Ballkani, që këtë sezon duket se është dorëzuar nga mbrojtja e titullit, do të kërkojë një fitore të rëndësishme për të ruajtur ritmin ndaj rivalëve kryesorë, Dritës.
Në anën tjetër, Malisheva vjen e motivuar dhe do të mundohet të befasojë duke marrë pikë në një nga fushat më të vështira të kampionatit.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani do të përballet me Suharekën në stadiumin e vet. Gjilanasit, të cilët kanë treguar një formë të mirë kohët e fundit, synojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive dhe të ngjiten më lart në tabelë. Ndërsa Suhareka, me objektiva të qarta për të mbijetuar në elitë, do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv si mysafire.
Të dyja ndeshjet pritet të jenë shumë dinamike dhe me rivalitet të madh, duke marrë parasysh rëndësinë që kanë për vazhdimësinë e ekipeve në këtë edicion të Superligës.
Këto përballje do të keni mundësi t’i ndiqni në kanalet sportive Sport1 dhe Sport2 të platformës televizive Artmotion. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.