Këtë të premte, po vijnë dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Feronikeli 74 do të përballet me Dritën nga ora 15:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, transmeton Klankosova.tv.
Në tabelë Drita zë vendin e parë me 57 pikë, derisa Feronikeli radhitet i fundit me vetëm 14 pikë.
Nga ana tjetër, Malisheva është nikoqire e Prishtinës, derisa ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë me fillim nga ora 15:00.
Malisheva renditet e treta në tabelë me 41 pikë, ndërsa me 35 pikë Prishtinë zë vendin e katërt.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.