Xhiro e 26-të e Superligës së Basketbollit nis me dy ndeshje interesante që përballin skuadrat e kreut me ato që po luftojnë për të arritur mbijetesën.
Të dy këto duele transmetohen në adresën e vërtetë të basketbollit në vendin tonë, Artmotion.
17:00 VËLLAZNIMI – G.E YLLI ART SPORT 1
“Shani Nushi” do jetë palestra në të cilën hapet java e Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli do të jetë dueli hapës.
Kjo ndeshje, që ka rëndësi shumë të madhe për të ardhmen e sezonit, zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 17:00 teksa do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Kur kanë kaluar 25 ndeshje nga fillimi i kampionatit, Ylli tashmë ndodhet në pozitën e dytë në renditje, pozitë kjo që do të shpresojë ta mbajë deri në fund të edicionit për të kaluar drejtpërdrejt në gjysmë-finalet e fazës së nxehtë të “Playoffit”.
Nga ana tjetër, Vëllaznimi janë në vendin e fundit në tabelë dhe iu duhet urgjentisht fitorja për të mbajtur gjallë misionin “mbijetesë”.
Suharekasit e G.E Yllit kanë fituar të dy ndeshjet e luajtura në këtë sezon kundër skuadrës gjakovare, por a do të jetë e treta e vërteta për Vëllaznimin apo jo mbetet të shihet këtë të shtunë në Artmotion.
Vëllaznimi, 5-shja e mundshme startuese:
Nichols, Shestani, Emogbo, Council, Shehu
G.E Ylli, 5-shja e mundshme startuese:
Kastrati, Bunjaku, Gill, Morant, Wilbekin
19:00 RAHOVECI – BASHKIMI ART SPORT 1
Ndeshje direkte mes skuadrave me synime të ndryshme, por me nevojë urgjente për fitore.
Rahoveci dhe Bashkimi takohen mes tyre në “Mizahir Isma” në kuadër të xhiros së 26-të dhe ky duel transmetohet me fillim nga ora 19:00 drejtpërdrejt në Art Sport 1.
Kur janë luajtur 25 takime dhe kanë mbetur edhe 3 të tjerë për t’u luajtur, Rahoveci mban pozitën e tretë në renditje me 16 fitore dhe 9 disfata, teksa në anën tjetër Bashkimi gjendet në pozitën e pestë me 11 fitore dhe 14 humbje, por që akoma matematikisht nuk e ka siguruar mbijetesën.
Rahoveci ka fituar dy duelet e mëparshme të këtij edicioni me rezultat të ngushtë, teksa këtë herë lufta do të jetë akoma më e madhe për shkak të gjendjes në tabelë.
Rahoveci, 5-shja e mundshme startuese:
Morina, Davis, Veseli, Daniel, Qallaku
Bashkimi, 5-shja e mundshme startuese:
Mala, Hamati, Oleka, Latkovic, Lutete
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.