Granit Xhaka ka shënuar një gol fantastik ndaj Heidenheim, duke vulosur fitoren për ekipin e tij, Bayer Leverkusen.
Shqiptari me pasaportë zvicërane goditi mjeshtërisht nga jashtë zonës, për rezultatin 5-2 në favor të skuadrës së tij, njofton Klankosova.tv.
Mysafirët befasuan në fillim të ndeshjes, duke krijuar avantazh të dyfishtë, 0-2, por "Aspirinat" u rikthyen shpejtë, fillimisht barazuan në pjesën e parë, kurse në të dytën shënuan edhe tri herë.
Goli i Xhakës ishte ajka e mbrëmjes, pasi tifozët në "Bay Arena"shijuan një magji të tij, siç në fakt të gjithë janë mësuar nga kosovari.
Pas kësaj fitore, Leverkusen arrin kuotën e 20 pikëve, nëntë më pak se Bayern Munchen i vendit të parë.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.