Lajmet e fundit

Superbakteret rezistente ndaj antibiotikëve të urgjencës po përhapen nëpër spitale, tregon një studim në mbarë Evropën.
Barnat e quajtura carbapenems përdoren kur një infeksion nuk mund të mjekohet me asgjë tjetër.
Përhapja e Klebsiella pneumoniae rezistente ishte jashtëzakonisht shqetësuese, thanë studiuesit nga Instituti Sanger.
Ata paralajmëruan që bakteret tjera mund të bëhen rezistente - për shkak të mënyrës unike se si bakteret shumohen.
Çfarë është Klebsiella pneumoniae?
Mund të jetojë plotësisht në mënyrë natyrale në zorrë, pa shkaktuar probleme për njerëzit e shëndetshëm.
Sidoqoftë, kur trupi nuk është mirë, mund të infektojë mushkëritë duke shkaktuar pneumoni, gjakun dhe mund të shkaktojë meningjit.