Si çdo të diel edhe sot te ‘Shija e Anës’ u gatua një drekë super e shijshme.
Kur ta provoni do të bindeni vetë, ju garantojmë që pjatën do ta fshini.
Tashmë dihet që te ‘Shija e Anës’ nuk mungojnë pjatat italiane, pasi edhe janë të preferuarat e Anës, por edhe të të ftuarve.
Sot për drekë Ana solli recetën e Rizotos me pulë sipas Shijes së saj.
Fillimisht piqen copëzat e pulës në tigan duke fituar teksturë krokante, dhe më pas gjysma përfundojnë në brendinë e rizotos ndërsa pjesa tjetër vendoset sipër orizit në pjatë e cila ndihmon edhe në dekorimin e pjatës.
Për ta mësuar këtë super recetë klikoni në linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=tmCGTul0zk8
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.