Kampioni aktual i Superligës së Kosovës në basketboll është nikoqir i klubit më të trofeshëm në vend.
Trepça dhe Prishtina matin forcat në palestrën "Minatori" në Mitrovicë, në ballafqimin e vlefshëm për javën e katërt kampionale, njofton Klankosova.tv.
Kryeqytetasit nuk kanë fituar ndaj "Torcidës" në 13 përballjet e fundit. Kjo ndeshje fillon në orën 17:00 dhe transmetohet direkt në ArtMotion.
Dueli i fundit i kësaj xhiro zhvillohet nga ora 19:00 në "Sezair Surroi", ku Bashkimi është nikoqir i Borës, raporton Klankosova.tv.
"Arpagjikt" nuk kanë humbur sivjet asnjë takim, pasi në tri ndeshje kanë po aq fitore, kurse ekipi i promovuar sivjet në Procredit Superligë, ende s'ka fitore.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.