Lajmet e fundit

Gjëja më e habitshme që ndodhi në javën e modës në New York këtë vit nuk ishte se modelet ishin të veshura në mënyrë të përkryer, por ngase ato u zunë duke pirë dicka që e quajnë eliksir i vërtetë.
Ajo dihet për peshën e trupit që kanë, e gjithashtu shëndetin e ka të nevojshëm secili njeri, megjithatë nuk duhet përjashtuar në asnjë mënyrë që të konsumoni supë të kockave, e cila është duke u sugjeruar mjaft shumë nga ekpertët mjekësor në Manhattan, transmeton Klan Kosova.
Kështu një supë kockash është e shëndetshme për të gjithë organizmat, ajo është e pasur me aminoacide, proteina, kalium dhe kalogjen. Prandaj pirja e një supe të tillë të kockave, sjellë shëndet trupit tuaj, duke mos anashkaluar as lëkurën, thonjtë dhe flokët.
Thjeshtë shtoni 2-3 kg të eshtrave të mishit të lopës, qengjit apo pulës, në një tigan me ujë, kombinoni ato me disa qepë, karrota dhe shtoni disa erëza. Vendosini uthull sipas dëshirës dhe ziej ato deri në 24 orë. Kjo ju duket paksa e habitshme megjithatë supa e tillë duhet të qëndroi në ujë të vluar deri në 8 orë.
Kjo supë ndihmonë gjithashtu në kurimin e ftohjeve nga griprat dhe ndihmon tretjen e ushqimit, shkruan Mail Online, transmeton Klan Kosova.