Lajmet e fundit
Tabloidi njofton se gjermani është i interesuar të largohet drejt ishullit, tek Manchester United.

Sunday Express raporton se Thomas Muller do që të transferohet tek Manchester United.
Gjermani ka kohë që është cak i ‘Djajve të kuq’, pasi vetë trajneri, Louis van Gaal, disa herë ka thënë se do të donte që ta kishte në skuadër.
Muller është një nga yjet kryesorë të Bayern Munchenit dhe deri tash edhe ai edhe skuadra kanë mohuar largimin e tij, por duket se gjërat kanë filluar të ndryshojnë.
Megjithëse Bayern nuk do që ta lë të largohet, nëse Muller kërkon këtë gjë, atëherë kalimi i tij në ishull nuk do të ishte i pamendueshëm.