Lajmet e fundit

Sulmi me bombë që vrau 20 persona në Bangkok të hënën ishte vepër e një "rrjeti terrorist", thuhet në raportet e policisë tajlandeze.
Policia ka lëshuar një skicë e të dyshuarit kryesor të atentatit, një mashkull me një bluzë të verdhë që u regjistrua nga kamerat e sigurisë duke lënë një çantë shpine në tempullin hindu, por pas tij ka edhe persona të tjerë.
Kryeministri tajlandez Thai Chan-OCHA ka përshkruar incidentin si sulmin më të keq ndonjëherë në Tajlandë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Shefi i policisë tajlandeze, Somyot Poompanmoung ka thënë për Associated Press se ky sulm me bombë ishte vepër e më shumë se një personi.
“Është e sigurtë që nuk e ka bërë i vetëm. Është një rrjet”, tha Poompanmoung, pa dhënë detaje të tjera.