Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur nga policia, ka sulmuar vëllanë e tij dhe më pas edhe mbesën duke i goditur dhe lënduar të dy me një mjet të fortë, njofton Klan Kosova.
Rasti ka ndodhur në Dragash, të dielën, rreth orës 12:00.
Sipas raportit të policisë, “viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”.
Kurse, me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.