Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka fyer dhe ka goditur vëllanë e tij duke i kërkuar paratë nga ai, poashtu i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike edhe ndaj bashkëshortes së tij, njofton Klan Kosova.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në Rahovec.