Lajmet e fundit

Arrestohet 35 vjeçari, R.G, pasi që i njëjti mëngjesin e së hënës nuk i është bindur urdhrave të policisë gjatë një kontrolle rutinë, ka kërcënuar zyrtarët policor dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij të tipit Golf 3.
Gjatë arrestimit, rreth orës 14:00, deri sa zyrtarët policor kanë kontrolluar çantën e tij, i dyshuari ka sulmuar policët duke iu shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore.
Pas arrestimit, personit të dyshuar nga Prokurori i Shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit, prej 48 orësh, njofton Klan Kosova.