Është arrestuar personi i cili dyshohet se ka sulmuar me thikë një person më 14 mars në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më 01.04.2025 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari kosovar i cili dyshohet se e kishte sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.