Lajmet e fundit

Një tren pasagjerësh në rrugën e tij për të marrë refugjatët që po evakuoheshin nga Ukraina lindore u vu nën zjarr nga forcat ruse, duke vrarë makinistin.
Këtë e ka bërë të ditur kompania kombëtare hekurudhore e Ukrainës.
Bëhet e ditur se është lënduar një punonjës, i cili është dërguar në spital, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Treni ishte gati të merrte banorët që po evakuoheshin nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në stacionin Lyman, duke përfshirë 100 fëmijë.
Kompania thotë se po bën çdo përpjekje për të evakuuar të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin e trenit, si dhe të evakuuarit në stacion.