Lajmet e fundit

Në Gombe të Nigerisë, 29 persona kanë mbetur të vdekur nga shpërthimet e bombave në dy stacione autobusësh. Sulmet janë konfirmuar nga një zyrtar i Kryqit të Kuq.
Militantët e Boko Haram, të cilët kryesisht veprojnë në veri të Nigerisë, i kanë shtuar ndjeshëm sulmet që prej majit kur presidenti Muhamudu Buhari mori detyrën.
Dy ditë më parë, u sulmuan edhe banorët e një fshati në Kamerun, duke ekzekutuar 23 persona, ndërsa javën e kaluar u vranë 49 vetë pas një shpërthimi në një treg në Gombe.