Lajmet e fundit

Një person është arrestuar mbrëmë në Fushë Kosovë pasiqë i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ishte në kryerje të detyrës.
Ky i fundit, sipas policisë ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.