Lajmet e fundit

Persona të paidentifikuar deri tash, në orët e para të së dielës sulmuan me një mjet shpërthyes njësitin e Policisë së Kosovës, që po kujdestaronte pranë Qendrës së Kontrollit Teknik të automjeteve, në Mitrovicë të Veriut.
Nga gjuajtja me shok-bombë, nuk u lëndua kush, derisa kjo besohet se erdhi pasi së fundi u shtuan regjistrimet e veturave me tabela kosovare.
Derisa Klani qëndroi në vendngjarje, në terren doli edhe drejtoresha rajonale e policisë së Mitrovicës së Jugut, Afërdita Mikullovci që vizitoi vendngjarjen dhe policët patrullues që janë nga stacioni jugut.
Pavarësisht veprimeve kriminale, policia njoftoi se mbetet e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe se autorët e këtyre akteve do të dalin para drejtësisë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.