Një rast i sulmit nga qentë endacakë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në kampusin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosova Arbreshë Uka, një paciente është sulmuar afër Klinikës Ortopedike në QKUK, raporton KlanKosova.tv.
Raportohet se viktimës i janë vërsulur rreth 10 qenë endacakë.
Kujtojmë që në kohët e fundit janë raportuar disa raste të sulmeve nga qentë endacakë në QKUK ku shumica nga këto sulme kanë ndodhur afër Klinikës së Ortopedisë./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.