Lajmet e fundit

Infermieri i urgjencës në QKMF-në e Dragashit N.H është sulmuar fizikisht nga një pacient i cili kishte shkuar për të marrë shërbim shëndetësor.
Ai u sulmua gjatë kohës kur po përfundonte ndërrimin e natës, njofton Klan Kosova.
Fillimisht pacienti e kishte sulmuar me fjalë fyese infermierin, por më pas bashkë me të birin e kishin sulmuar fizikisht në rrugë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Infermieri u dërgua me urgjencë në Spitalin e Prizrenit ku ka marrë ndihmë mjekësore pasi ka marrë lëndime në kokë dhe gjunjë.
Si shenjë reagimi, punëtorët shëndetësorë të QKMF-së së Dragashit kanë mbajtur protestë që ka zgjatur nga ora 9:00 deri në 10:00.
Sulmin e ka dënuar edhe Zyra Regjionale në Prizren derisa Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës thanë se këto veprime janë të patolerueshme, andaj edhe organet kompetente duhet të merren me këtë rast dhe punëtorëve shëndetësorë t’u ofrohet siguri më e madhe në vendin e punës.