Lajmet e fundit

Dhjetëra protestues kanë sulmuar një minibus që bartte Presidentin e Argjentinës, Alberto Fernández, në rajonin e Patagonias të vendit.
Turmat u mblodhën rreth Fernández dhe hodhën gurë dhe sulmuan automjetin e tij jashtë një qendre komunitare në provincën jugore të Chubut.
Presidenti ishte duke vizituar një zonë të shkatërruar nga zjarret në pyje, të cilat kanë vrarë një person dhe kanë plagosur të tjerët.
Por protesta ishte kundër planeve për të rifilluar minierat e hapura në Chubut, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Demonstruesit ishin të zemëruar me propozimet e qeverisë për të lejuar që projekte në shkallë të gjerë të fillojnë përsëri në rajon, i cili është i pasur me ar, argjend dhe uranium, njoftoi gazeta Clarín.
Pamjet e sulmit tregojnë se njerëzit ishin mbledhur në hyrje të qendrës së komunitetit ndërsaFernández po drejtohet drejt automjetit të tij.