Lajmet e fundit

Nikola Dejanovic 23 vjeçar me nacionalitet serb, është therë me thikë mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Prilluzhë në Vushtrri.
23 vjeçari është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Mjekësore në Veri të Mitrovicës, ndërsa gjendja e tij është stabile.
Sipas raportimeve të Kontakt Plus, djaloshi i lënduar dhe vëllai i tij ishin sulmuar me thikë dhe sprej.
Deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar dhe ende nuk dihen motivet e sulmit, shkruan Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.