Lajmet e fundit

Një kameriere në një kafene në Nicën qendrore në Francë i ka paraqitur një ankesë policisë pasi ajo gjoja ishte sulmuar nga dy persona për shkak se ata e kishin parë duke u shërbyer alkool klientëve në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton Klan Kosova.
Fjalosja e dyshimtë mes tyre në qytetin francez Riviera, ka nxitur një debat të nxehtë politik.
Kamarierja, një franceze 30 vjeçare me origjinë tuniziane tha se ajo ishte duke shërbyer pije në terrasën e Vitis Cafe.
Në ato momente dy burra kishin filluar ta sulmonin vajzën pasi ajo po u shërbente pije alkoolike klientëve.
"Unë kam qenë vetëm kur papritmas u shfaqën dy kalimtarë të rastit, pastaj njëri prej tyre më tha se ne duhet të turpërohemi pasi shërbejmë alkool në muajin e Ramazanit", u shpreh ajo.
Kamarierja vazhdon rrëfimin: "Njëri prej burrave pastaj bërtiti duke thënë: Nëse do të isha Zot, unë do të kisha vrarë ty".
"E gjithë skena është regjistruar nga kamerat e sigurisë, e cila më pas është dërguar në polici", ka thënë pronari i barit, Nacim.
