Lajmet e fundit

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë janë arrestuar dy persona, pasi një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Bëhet e ditur se viktimës i është dhënë ndihmë mjekësore dhe se lidhur me rastin është intervistuar edhe vjehrri i saj.
Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.