Të shtunën pasdite një burrë nga Prishtina ka raportuar policinë se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Pas sulmit, viktima nuk ka pranuar që të marrë trajtim mjekësor, transmeton Klan Kosova.
Policia nuk ka mundur ta intervistojë të dyshuarën pasi që nuk e ka gjetur në vendin e ngjarjes.
Për këtë gjë është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet duke u hetuar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.