Lajmet e fundit

Të shtunën rreth orës 20:30, është sulmuar trajneri i KF Llapi, Bybyl Sokoli në rrugën “Hajdar Dushi”, pranë banesës së tij në Prishtinë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Sokoli është sulmuar nga disa persona të dyshuar, ndërkaq është dërguar për tretman mjekësor.
Policia po vazhdon të merret me rastin.