Lajmet e fundit

Një breshëri raketash janë hedhur mbi ambasadën e SHBA-së në Bagdad të Irakut.
Ky sulm u konsiderua si më i madhi në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit që nga viti 2010, me 21 raketa, tha komandanti i lartë ushtarak amerikan për Lindjen e Mesme, njofton Klan Kosova.
Presidenti i Irakut ka denoncuar sulmin me raketa si një "akt terrorist" dhe tha se shënjestrimi i misioneve diplomatike kishte njollosur reputacionin e kombit.
Në fillim u raportua nga irakianët se ishin tetë raketa, por pas një rishikimi nga Komanda Qendrore e SHBA-së, doli që sulmi të ishte më i madh.
Sulmi me raketa duket se është kundërpërgjigjur nga sistemet mbrojtëse amerikane C-RAM të drejtuara nga radari që SHBA-të kanë vendosur për të mbrojtur ambasadën, ndërsa raketat e tjera nuk qëlluan në shenjë.
Asnjë amerikan nuk u lëndua në sulmin, i cili dëmtoi dy ndërtesa dhe një palestër të cilën trupat dhe personeli i ambasadës e përdorin për stërvitje.
Nuk ishte ende e qartë nëse ndonjë nga personeli i ambasadës ishte brenda palestrës në kohën e sulmit, rreth orës 20:30 të kohës lokale. Disa makina të parkuara afër në kompleksin e ambasadës u dëmtuan gjithashtu.