Lajmet e fundit

Në fshatin Petrovë të prizrenit mbrëmjen e së hënës janë sulmuar dy zyrtarë të KEDS-it derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Sipas policisë ata janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull në një lokal.
Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.