Lajmet e fundit

Disa inspektorë komunalë të Mitrovicës janë sulmuar të shtunën gjersa po kryenin detyrën e tyre.
Kështu ka njoftuar Komuna e Mitrovicës, pas diskutimit të bordit të drejtorëve komunalë mbi këtë temë.
“Në takim anëtarët e Bordit të Drejtorëve njëzëri dënuan ashpër sulmin ndaj inspektorëve komunal që kishte ndodhur të shtunën më 23.06.2018, kur ata ishin duke kryer detyrën e tyre për largimin nga trotuaret dhe hapësirat tjera të ndaluara shitësit e pandërgjegjshëm”, thuhet në njoftim.
Kjo komunë bën me dije se ky është sulmi i dytë ndaj inspektorëve komunal gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, brenda dy muajve të fundit.