Është arrestuar një person në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar fizikisht ata.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.