Lajmet e fundit

Një incident ka ndodhur dje pasdite para ndërtesës së qeverisë, në të cilën janë sulmuar dy biçiklistë. Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë, siç transmeton Tetova Sot.
Nuk bëhet e ditur se kush janë personat e involvuar në incidentit e djeshëm, por siç shkruajnë mediat pro-qeveritare bëhet fjalë për disa kampistë të opozitës të cilët kanë sulmuar pa shkak biçiklistët e rastësishëm.
Pas disa grushtave mes dy personave, ishte policia ajo që ndaloi dhunën.
Nuk ka asnjë informacion mbi arsyet që çuan në këtë incident. / klankosova.tv