Lajmet e fundit

Të paktën tre persona kanë vdekur, pasi janë therrur me thikë në një kishë në qytetin jugor të Francës, Nice.
Policia akoma nuk kanë dhënë detaje lidhur me motivet e këtij rasti, por kryetari i Nices Christian Estrosi ka thënë se ky është “një sulm terrorist”.
Një i dyshuar është në paraburgim lidhur me këtë ngjarje të rëndë që ndodhi në bazilikën Notre-Dame.
Një grua e moshuar dhe një burrë janë vrarë brenda kishës, derisa një grua tjetër e cila ka arritur të ikë nga kisha ka vdekur më vonë për shkak të lëndimeve të marra.
Kjo ngjarje vjen dy javë pasi një mësuesi në Paris iu pre koka pasi iu kishte treguar nxënësve të tij karikaturat e Profetit Mohammed.
Në ndërkohë në disa vende me shumicë myslimane ka pasur protesta anti-Francë, pasi presidenti Emmanuel Macron mbrojti publikimin e karikaturave.
Kjo nuk është hera e parë që Nice ka përjetuar një sulm terrorist. Në vitin 2016, 86 persona janë vrarë kur një person u fut me kamion në mes të turmës së njerëzve që po festonin Ditën e Bastiljes.