Lajmet e fundit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka dërguar një letër EULEX-it në të cilën kërkon informacion të detajuar në lidhje me autopsinë e tre terroristëve serbë që u vranë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Petkoviq ka shtuar në një konferencë për media se Serbia nuk po kërkon nga KFOR-i dhe EULEX-i që të qëndrojnë në siç tha “palën serbe”, por "atyre u kërkohet vetëm të jenë objektivë dhe neutralë".
"Kanë kaluar shtatë ditë dhe ende nuk ka përgjigje se pse u refuzua EULEX-i. Nëse dikush mendon se është koha për ta fshirë pyetjen tonë, nuk do ta fshijë, ne do të insistojmë në atë përgjigje", tha Petkoviq, transmeton Klankosova.tv.
Në letrën e Petkoviqit, kërkohet që siç thuhet, që EULEX-i të japë emrin dhe kualifikimet, përkatësisht përvojën profesionale të përfaqësuesve të këtij misioni që morën pjesë në autopsi si vëzhgues, si dhe datën dhe orën kur autopsitë janë kryer për të tre terroristët e sulmit të Banjskës.