Lajmet e fundit

ADN-ja e gjetur në fitilin kabllondezës është identifikuar si e Jovan Viqentijeviqit, i akuzuar për sulmin terrorist ndaj kanalit “Ibër Lepenc” në Varagë të Zubin Potokut.
Eksperti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Fatmir Ademi, konfirmoi përputhjen mes analizave vendore dhe ekspertizës së laboratorit italian.
Viçentijeviqët akuzohen për vendosjen e rreth 20 kilogramëve eksploziv, që shkaktuan dëme dhe ndërprerje të furnizimit me ujë, duke rrezikuar sigurinë kombëtare.