Lajmet e fundit

Një shpërthim ka vrarë 27 persona dhe ka plagosur 100 të tjerë në qendrën kulturore në qytetin Suruc në Turqi, i cili ndodhet në kufi me Sirinë.
Ky eksplodim ndodhi 10 kilometra larg qytetit kufitar sirian të Kobanit.
Në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Brendshme, ky sulm është cilësuar “sulm terrorist”, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.