Lajmet e fundit

Premiera e “The Mummy” në Londër është anuluar pas tragjedisë së tmerrshme që ndodhi në Mançester të Anglisë këtë javë në Mançester Arena gjatë koncertit të Ariana Grande’s, transmeton Klan Kosova.
“Të gjithë ne në Universal jemi të pikëlluar nga sulmi terrorist në Mançester dhe vazhdojmë të qëndrojmë me komunitetin dhe vendin deri sa të rimëkëmbet. Për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi, ne kemi vendosur të mos e bëjmë premierën e “The Mummy”, thuhet në një deklaratë nga Universal Picture (nëpërmjet Variety).
Premiera ishte planifikuar të mbahej më 1 qershor.
Sulmi në Mançester la të vdekur 22 njerëz dhe shumë të plagosur në sallën ku Ariana Grande po mbante koncertin e saj.