Rrjeti mediatik britanik BBC ka publikuar disa fotografi të sulmit të sotëm në Londër. Në to shihen një gruaja e cila vdiq në këtë sulm, persona të plagosur si dhe deputetë që mbetën të ngujuar në parlamentin britanik. Incidenti ndodhi kur një person therri me thikë një polic në hapësirat e parlamentit britanik, transmeton Klan Kosova. Disa persona pësuan lëndime pranë ndërtesë së Parlamentit, pasi u goditën me veturë. Ndërkaq, sulmuesi është qëlluar nga policia. ●●●Shpërndaje këtë artikullSZSHKRIMI NGASh ZEditorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter