Lajmet e fundit

Policia gjermane e ka rrethuar zonën ku është vrarë i dyshuari për sulmin në “Paradën e Krenarisë” në Berlin.
Imazhet janë bërë publike nga vendi i ngjarjes në Spandau, një lagje perëndimore e Berlinit, ku i dyshuari në sulmin e mbrëmshëm është qëlluar për vdekje.
Zona është plot me policë, të cilët kanë thënë se e kanë hasur të dyshuarin në një parcelë tokash.
Vrasja e tij, sipas policisë, ka ndodhur pasi i dyshuari sulmoi oficerët me thikë.
"Na u desh ta ndalonim, e bëmë këtë me armë zjarri dhe ai vdiq", ka deklaruar zëdhënësi i policisë.
Policia ka thënë se për momentin nuk po kërkon persona të tjerë, si të dyshuar për përfshirje në rast. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/policia-e-vret-te-dyshuarin-per-sulmin-ne-paraden-e-krenarise-ne-berlin/