Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur ta ndërpresë masën e paraburgimit ndaj Gramos Krasniqit, reperit të njohur si "Mossi", i dyshuar për sulm ndaj gazetarit të Nacionales, Burim Pacolli.
Kjo u konfirmua nga Prokuroria përmes një përgjigje për Klankosova.tv, pas interesimit për këtë çështje penale.
"Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojme se masa e paraburgimit ndaj te pandehurve G.K., A.D., dhe B.H., eshte hequr nga Gjykata Supreme. Pas kerkeses per mbrojtjen e ligjshmerise, Gjykata Supreme ka caktuar masen e ndalimit per t’iu afruar vendit ose personit te caktuar, per kohezgjatjen e mbledhur me date 03.04.2026. Ndersa ne raste te tilla, kur vendos Gjykata Supreme, nuk parashtrohet kerkese per vazhdimin e mases", thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/dalin-pamjet-momenti-kur-burim-pacolli-sulmohet-nga-mossi-me-shokeq/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.