Lajmet e fundit

Udhëheqësit e vendeve të prekura nga sulmet e fundit terroriste janë solidarizuar me Britaninë e Madhe, pas sulmit vdekjeprurës që ndodhi afër Parlamentit.
Një sulmues i vetëm u qëllua për vdekje pasi ai përdori një veturë për t`i shkelur këmbësorët, duke vrarë tre persona dhe duke therrur një polic për vdekje jashtë Parlamentit.
Në mesin e 20 të plagosurve nga vetura në urën e Londrës ishin edhe tre nxënësit francezë dhe dy rumunë.
Lidhur me këtë sulm, udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, të cilat kanë pësuar sulme të ngjashme vdekjeprurëse gjatë vitit të kaluar, i ofruan Britanisë mbështetjen e tyre, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Presidenti francez, Francois Hollande ka shprehur "solidaritetin" e tij me popullin britanik, duke thënë se "terrorizmi na brengos të gjithëve dhe Franca e di se si britanikët janë duke vuajtur sot."
Në korrik të vitit të kaluar, një njeri i çuan një kamion në këmbësorët në qytetin jugor francez të Nicës, duke vrarë 84 persona. Sulmi është kryer nga Shteti Islamik (ISIS).
Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i të cilit pati një sulm me kamion në tetor që vrau 12 persona në Berlin tha se mendimet e saj ishin "me miqtë tanë britanikë dhe të gjithë popullin e Londrës."
Presidenti amerikan Donald Trump foli në telefon me kryeministren britanike Tereza May për t`i shprehur ngushëllimet e tij si dhe për të lëvduar reagimin efektiv të shërbimeve të sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar
Trump u zotua për "bashkëpunimin e plotë dhe mbështetjen" e qeverisë amerikane si dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për sulmin" thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Duke thënë se mendimet e tij ishin "me Londër sonte," Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker kujton se ishte edhe përvjetori i parë i sulmeve të Brukselit, transmeton Klan Kosova.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha në një deklaratë se ky ishte një "sulm ndaj demokracive në mbarë botën," dhe kanadezët qëndrojnë të "bashkuar me popullin britanik dhe luftën kundër terrorizmit".
Kryeministri australian Malcolm Turnbull tha se ishte një "sulm ndaj parlamenteve, lirisë dhe demokracisë kudo" dhe ofroi mbështetjen dhe solidaritetin e tij për qeverinë britanike.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ngushëlloi të afërmit e viktimave duke shtuar se " Ne nuk e ndajmë terrorizmin në kategori, ne e konsiderojmë atë si të keqe absolute, në këtë moment, si gjithmonë, zemrat tona janë bashkë me popullin britanik ", transmeton Klan Kosova.