Lajmet e fundit

Dëshmitarët e vendit të ngjarjes në aeroportin e Brukselit, kanë thënë se pas shpërthimeve që rezultuan me viktima në njerëz, në aeroport është shkaktuar trazirë dhe ka pasur tym gjithandej.
Njëri nga dëshmitarët ka thënë se mund ta ndjeje eksplodimin nëpërmjet trupit.
Korrespodenti i Sky News, Alex Rossi i cili ka qenë prezent kur ka ndodhur shpërthimet, ka thënë se ato ishin jashtëzakonisht të zhurmshme.
“Mund ta ndjeje ndërtesën tek lëvizte. Kishte shumë tym dhe pluhur. Njerëzit po iknin dhe ishin të shokuar”.
“E dija se ishte eksplodim, për shkak se kam parë të tilla edhe më parë”, ka thënë Denise Brandt, një amerikane që ndodhej në vendin e ngjarjes, shkruan Sky News, transmeton Klan Kosova.
“Ishte instiktive që të filloje të vrapoje. Më pas pashë njerëz duke ikur e duke qarë, që po binin në drejtimin tonë. Kështu që e dija se po shkonim në drejtimin e duhur”.
Ndërsa, një dëshmitar tjetër që kishte arritur në Bruksel nga Gjeneva 10 minuta para se të ndodhte shpërthimin, ka thënë se eksplodimi kishte shkaktuar rënien e çative dhe se kishte gjak, të lënduar e çanta gjithandej.
Një dëshmitar tjetër nga metroja, ku po ashtu ka pasur shpërthim, ka thënë se “Metroja po largohej nga stacioni Maalbeek dhe shpërthimi ishte i fuqishëm. Kishte panik ngado. Kishte shumë njerëz në metro“.