Lajmet e fundit

''Rusia nuk mund të përballet ushtarakisht me SHBA-në, prandaj edhe pres që do të përmbahet nga veprimet që mund të çojnë në përballje të këtillë direkte''.
Ndërkaq njohësi tjetër i çështjeve të sigurisë, njëherësh edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi ka thënë për Klan Kosova se sulmi ajror i SHBA-ve në Siri është pozitiv pasi po jepet sinjal që shtypja e njerëzimit me armë kimike është e ndaluar rreptësisht edhe me Konventa Ndërkombëtare.
Por edhe Ibishi ka thënë se një veprim i tillë mund të ngris tensione të larta në mes SHBA-së dhe Rusisë.
''Ky reagim i SHBA-ve erdhi pas sulmit kimik që u bë nga regjimi i Assad-it, por realisht ky prek dhe provokon tensionet mes SHBA-ve dhe Rusisë'', është shprehur Ibishi në prononcimin e tij për Klan Kosova.
Ibishi gjendjen aktuale në Siri e sheh si moment kritik për gjithë botën, kjo pasi sipas tij intervenimi ajror nuk është i mjaftueshëm që Assad të jap dorëheqjen.
''Është moment kritik, llogaris tension të nivelit të lartë nëse nuk gjendet zgjidhje për dorëzimin e Assad-it''
''Ky konflikt nuk mund të përfundoj me kaq''.
''Nuk mund të bëhet zgjidhje në Siri vetëm nga ajri, pa pasur dhe ndërhyrje ushtarake toksore gjë e cila mund të arrihet vetëm përmes një koalicioni të mundshëm në mes Presidentit amerikan Trump dhe atij rus Putin'', ka përfunduar Nuredin Ibishi, prononcimin e tij për Klan Kosova.
Konflikti në Siri ka filluar në vitin 2011, ku deri tani janë parë luftimet më të rënda.
Bilanci i viktimave dhe të zhvendosurve gjatë konfliktit në Siri rendit:
470.000 persona kanë vdekur gjatë konfliktit sipas rezultateve të Kombeve të Bashkuara për vitin 2016.
4.8 milion sirianë janë refugjatë përderisa 6.1 milionë të tjerë janë të zhvendosur brenda Sirisë.
13.5 milionë persona në Siri kanë nevojë për ndihmë humanitare, njofotn Klan Kosova.
