Lajmet e fundit

Dy sulme me bomba në qytetin qendror nigerian Jos kanë lënë të paktën 44 persona të vdekur, dhe 47 të plagosur, thonë autoritetet e atjeshme.
Një restorant dhe një xhami ishin në shënjestër të sulmeve që ndodhën të dielën mbrëma.
Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë incident, por grupi militant Boko Haram ka sulmuar edhe më parë këtë qytet, raporton BBC,përcjellë Klan Kosova.
Shpërthimet janë të fundit që ndodhën në Nigeri pas një numri të madh të sulmeve vdekjeprurëse të ditëve të fundit të cilët ua morrën jetën mbi 200 personave.