05.12.2015 · përditësuar para 3892 dite1 min lexim
Tri sulme me bomba kanë goditur një ishull në liqenin e Çadit, duke vrarë së paku 27 persona, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Shpërthimet në ishullin e Kaolfouas në “Lake Chad” pjesën e liqenit nga shteti i Chadit, kanë goditur një treg javorë, thonë burimet e BBC-së.
Ende asnjë grup nuk ka marrë autorësinë për sulmet, por rajoni është nën një gjendje të jashtëzakonshme pas sulmeve të më hershme nga grupi militant Boko Haram.
Këtë vit mijëra njerëz që largohen nga luftërat islamike kërkuar strehim pikërisht në këtë ishull.
Çadi ka luajtur një rol kyç në ndihmën që i ka dhënë Nigerisë për të rimarrë zonat e pushtuara nga Boko Haram.
Sqarim: “Liqeni Çad”, është një liqe i njohur botërisht. Ai është tepër i rëndësishëm, sepse prodhon ujë për më shumë se 68 milionë njerëz që jetojnë në katër shtet të cilat e rrethojnë atë – Çadi, Kameruni, Nigeria dhe Nigeri. Ai gjendet në cep të shkretëtirës Sahara.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.