Lajmet e fundit
Një bombë ka shpërthyer në afërsi të hyrjes së aeroportit në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Shpërthimi po konsiderohet se është një sulm vetëvrasës që kishte si target trupat e huaja.
"Një bombardues vetëvrasës e ka detonuar veturën e tij duke synuar që të vrasë trupat e huaj" thanë autoritetet policore.
Si pasojë e këtij sulmi, vdiqën 2 vajza të moshës së re dhe 18 civilë të tjerë u lënduan.
Policia e Kabulit tha se në mesin e të lënduarve ishin edhe 8 vajza dhe 3 fëmijë.
klankosova.tv